Blerim Xhemaili i ka hedhur poshtë zërat që flisnin për një transferim tek Interi ose Milani gjatë kësaj vere. Mesfushori shqiptar dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Napoli, pas formës së shkëlqyeshme që e shfaqi në pjesën e dytë të sezonit, kur arriti edhe të shënonte gola. “Unë dua ta filloj sezonin mirë dhe t’i kuptoj planet e Benitezit, duke vazhduar të përmirësohem edhe më tej. Unë kam dëshirë të vazhdoj të luaj sa më gjatë në Napoli”, ka thënë ish futbollisti i Torinos për uebfaqen zvicerane tagesanzeiger.ch. 27 vjeçari ishte pranë largimit nga ‘San Paolo’ gjatë dimrit, me destinacion Milanin, ku do të shkëmbehej me Antonio Noçerinon, por gjithçka dështoi në momentet e fundit, kur klubi napolitan vendosi ta mbante dhe në fund përfaqësuesi zviceran ua shpagoi këtë besim drejtuesve të klubit. Së fundmi, ai përfundoi në bankinë në ekipin helvetik, në ndeshje ndaj Qipros, përkundër formës jetësore nëpër të cilën po e kalon. Futbollisti shqiptar nga Maqedonia ia ka shprehur qartë zhgënjimin e tij trajnerit Otmar Hitcfild, por në fund e ka pranuar si sportist i vërtetë vendimin e trajnerit gjerman.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë