Interi zhgënjeu në ço drejtim sezonin që lamë pas, duke mos fituar asnjë trofe dhe duke mbetur jashtë Ligës së Kampioneve. Madje skuadra zikaltër e ka shumë të paqartë të ardhmen, pasi klubin po tentojnë ta bien milionerët aziatikë nga Kina dhe vendet e paqësorit. Presidenti Masimo Morati nuk i ka mohuar zhvillime të tilla, por është përmbajtur për të dhënë shumë gjëra në lidhje me këtë çështje. Shumë çështje janë duke u diskutuar në këto momente. Bëhet fjalë për trajnerin Mazari, merkaton dhe klubi9n në tërësi. Masimo Morati ka folur për gjithçka mbi Interin dhe për lëvizjet e fundit të klubit zikaltër duke përfshirë këtu edhe mundësinë e shitjeve të aksioneve. “Kam krijuar një ide pozitive për Mazarin. Është konkret dhe di se si mund të kompletohet një skuadër dhe ti japë ekuilibër asaj. Ranoçia dhe Guarin do të qëndrojnë në Milano, ata janë e ardhmja e klubit. Për sa i përket zhvillimeve për shitjen e aksioneve mund t’ju sigurojë se gjërat po ecin më ngadalë se çfarë thuhet nëpër media”. Pas një viti shumë të vështirë Morati po mendon për ringritjen që nga sezoni i ardhshëm duke sinjalizuar edhe disa pika shumë të rëndësishme të projektit të ri. Padroni i Interit ka lënë të hapur gjithçka edhe për merkaton. “Prisni gjithçka. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë në largimet dhe afrimet që do të bëjmë për të kënaqur modulin e Mazarit që mendoj se mund të jetë edhe pasuria e klubit. Andrea do të qëndrojë në Milano, bën pjesë në repartin që duhet ti japim më shumë peshë dhe është një nga më të fortët në Itali në atë rol. Fredi është një nga më të kërkuarit por edhe ai është një nga ata mbi të cilin po ndërtojmë të ardhmen”, tha Morati.
Ambicia
Interi i sezonit të ardhshëm që do të drejtohet nga ish-tekniku i Napolit Valter Mazari, do të jetë me siguri me një pet k ndryshe, pasi me afrimin e lojtarëve të rinj dhe kualiteteve cilësore shpresohet të rriten pretendimet për titull edicionin e ri. Morati e shkarkoi ish-teknikun Andrea Stramaçioni për të vendosur në krye të skuadrës së tij një teknik autoritar si Valter Mazari, me bindjen se Interi edicionin tjetër do të jetë për trofe. Në dy vitet e fundit skuadra zikaltër ka zhgënjyer shumë, tmerrësisht e dobët dhe për më tepër nuk do të jetë as në Champions League, diçka e rëndë për një klub që pretendon se është nga më të mirët në botë. Adriatik BALLA