Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e kryeqytetit, që është i pari për këtë sezon. Tirana dhe Partizani, dy skuadrat emblemë të qytetit po përballen me njëra-tjetrën.
Të kuqtë mundën të shënon dy herë me anë Malës dhe Solomon, pas dy gabimeve në mbrojtje nga Tirana.
Grupet e tifozëve kanë mbushur shkallët e stadiumit, ku patën dhe një përplasje me njëri-tjetrin. Para fillimit të ndeshjes kanë hedhur shashka tek kundërshtarët, ku nuk munguan as grushtet.