Barcelona shton përpjekjet për të siguruar shërbimet e një portieri për periudhën post-Valdes. Gardiani aktual i skuadrës “blaugrana” e ka bërë të qartë se nuk do ta rinovojë kontratën që skadon në vitin 2014, çka i detyron drejtuesit e shoqërisë të mendojnë seriozisht për të ardhmen e portës. Të shumtë janë emrat në listën e presidentit Sandro Rosell, por njëri duket i avantazhuar mbi të gjithë. Ai është slloveni i katërkëndëshit të Interit, Samir Handanoviç, të cilin Morati është i gatshëm ta lirojë, por sipas kushteve të tij. Barcelona ka ofruar plot 23 milionë Euro për t’i prishur mendjen pronarit zikaltër që mesa duket kërkon të arkëtojë më shumë për gardianin që rezultoi një nga pikat më të forta të Interit gjatë sezonit të fundit. Gjithsesi, katalanasit kanë ende kohë në dispozicion dhe rritja e ofertës me 7 milionë Euro do ta afronte shumë portierin zikaltër me ekipin ‘blaugrana’. Gjithashtu, bisedimet mund të ndikohen edhe nga e ardhmja e paqartë e shoqërisë zikaltër, ndaj së cilës ka hedhur grepat milioneri tajlandez, Erik Thohir, ndaj të cilit tifozët kanë shumë dyshime për faktin se ai nuk është një figurë e njohur.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë