Viktor Valdes parakalon Iker Kasijas në preferencat e trajnerit të kombëtares së Spanjës, Vincente Del Boske për miqësoren kundër Irlandës. Sipas "Marca", gardiani i Barcelonës përfiton nga forma e mirë që po kalon, duke i zënë vendin kapitenit të Real Madrid, i cili nuk luan një ndeshje si titullar që prej katër muajsh me klubin e tij. Edhe pse u aktivizua titullar në miqësoren kundër Haitit, Kasijas tregoi formë të dobët, ndoshta i ndikuar edhe nga i nxehti i madh, çka e detyroi Del Boske ta zëvendësonte në 45-minutëshin e dytë. Nëse Valdes do ta nisë përballjen me Irlandën që nga minuta e parë, atëherë me shumë mundësi, portieri i skuadrës katalanase do të jetë preferenca e parë edhe pse Kupën e Konfederatave që starton në 15 qershor në Brazil.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë