Palermo nuk llogarit në shërbimet e portierit kosovar Samir Ujkani për edicionin e ardhshëm, ka shkruar të enjten gazeta e njohur italiane "Corriere dello Sport". Sipas kësaj gazete, Palermo planifikon ta shesë Ujkanin te një skuadër tjetër e Serie B. Palermo nuk ia doli të siguroi ekzistencën në Serie A të Italisë dhe do të garojë në Serie B, por pa Ujkanin në portë. Ai në vjeshtë të edicionit të kaluar nuk u tregua i suksesshëm te Palermo dhe për këtë arsye u huazua te Kievo, që sërish do të garojë në Serie A. Por te Kievo nuk regjistroi asnjë paraqitje dhe kjo skuadër nuk shfaqi interesim që ta mbajë. Në Serie B, Ujkani është treguar i suksesshëm në kohën sa luante për Novaran. Portieri ka humbur shumë nga shkëlqimi i tij një vit më parë e muaj më parë. Në pjesën e dytë të këtij sezoni, te Kievo, nuk u angazhua pothu8ajse fare. Edhe mbrëmë ai ishte rezervë, pasi titullar në portë ishte Etrit Berisha.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë