Megjithëse kryefjala e këtij sezoni veror është Europiani që po zhvillohet në Gjermani, fanatiksat e basketbollit janë të kudondodhur për të ndjekur të rejat më të fundit të trajningun europian të basketbollit dhe të Ligës më “IN” prej disa vitesh në Europë Euroligës, që konkurron bindshëm edhe NBA. Trajnerët e shoqatave të basketbollit, Kamza Basket Gleni Prodani, Besëlidhjes: Afrim Bilali dhe Bruno Hoxha, janë tre prej fanatiksave ndjeshmëria sportive e të cilëve i ka bërë të udhëtojnë drejt Athinës dhe jo drejt Gjermanisë. Legjendat e baketbollit si: Dimitris Itoudis – President EHCB ( ish-trajner i Greqisë, Fenerbahçe etj) Zjelko Obradoviç – Partizan, Chus Mateo – Real Madrid, Giorgos Bartzoka – Olimpiakos, Oded Kattash – Maccabi Tel Aviv, Sasha Obradovic – Monaco, Andrea Trinchieri – Zalgiris, Pablo Laso – Bayern Munich, Danny Franco – Hapoel Tel Aviv, TJ Parker – Asvel, Erdem Can – Turk Telekom, Darko Rajakovic – Toronto Raptors kanë mbajtur klinika për trajnerët ndjekës të klinikës nga data 20- 23 Qershor. Misioni i Klinikës është krijimi i një trashëgimie mbi edukimin e trajnerëve në dobi të rritjes së cilësisë dhe zhvillimit të dinamikës së lojës së basketbollit. Të transmetojmë tek trajnerët e rinj vlera dhe eksperienca të vlefshme drejt suksesit. Ndaj, nuk pati kohë pushimi për trajnerët Bilali, Prodani dhe Hoxha edhe pse kampionati ka pak kohë që është mbyllur, asi i tyre nën mëngë është të jenë kudo ku flitet basketboll, të vetëinvestuar për tu rritur profesionalisht por edhe personalisht.
Rëndësia e pjesëmarrjeve në klinikat ndërkombëtare dhe risitë që sjellin ato në basketbollin shqiptar
Natyrisht, basketbolli shqiptar nuk e ka ende nivelin e dëshiruar, por përgatitja e një kuadri të tillë teknik që për nga licencimi arrin nivelin më të lartë, tregon se në të ardhmen mund të kemi një kontigjent trajnerësh shumë të përgatitur për të menaxhuar skuadrat tona pjesëmarrëse në kampionatet e kategorive të ndryshme shqiptare, ligave rajonale apo kontinentale po ashtu finalizimi mbeten ekipet kombëtare. Kujtojmë që Afrim Bilali është trajner i skuadrës kampione të Besëlidhjes, Bruno Hoxha zëvendës i tij po tek Besëlidhja, ndërsa Glen Prodani trajner tek U-20 e Shqipërisë i vitit 2024. Prodani ishte nga të vetmit një vit më parë që ishte në Athinë edhe në një kurs tjetër trajningu, ku mori vlerësim përkatës të klinikës së ndjekur. Kjo etje për njohuri dëshmon progres në burimet njerëzore të basketbollit shqiptar, rrjedhimisht në të ardhmen do të kemi më shumë cilësi në trajning dhe kjo do të shërbejë në konceptimin strategjik të zhvillimit dhe menaxhimit të lojës së basketbollit në terma afatgjatë duke hequr dorë nga menaxhimi operacional afatshkurtër. Le t’i duartrokasim trajnerët që nuk mjaftohen me arritjet e tyre brenda një sezoni. Asnjëherë nuk është mjaftueshëm për treshen Bilali, Hoxha dhe Prodani ajo çfarë serviret brenda një lige dhe, të kesh target një kompeticion si Euroliga, ke thënë mjaftueshëm! Suksese djemve në debutimet e tyre të radhës! Athinë Qershor 2024.