Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Mesi, ka reaguar pas akuzave të ngritura nga autoritetet spanjolle për evazion fiskal. 15-vjeçari thotë se ndihet i qetë dhe se nuk ka asgjë të vërtetë nga këto akuza. “Unë ndihem i qetë për këto akuza. Janë tërësisht të të pavërteta. Avokatët e mi do të punojnë në këtë drejtim për t’i mohuar të gjitha me fakte. Unë do të jem shpejt në Spanjë dhe do ti rrëzojë këto akuza” deklaroi Mesi. Ai dhe babi i tij Jorge Horacio, akuzohen se kanë mashtruar shtetin me më shumë se 4 milionë euro, duke përpiluar formularë të pavërtetë për kthimin e taksave, gjatë viteve 2007-2009. Hetuesja e çështjes në fjalë është prokurorja Raquel Amado. Mesi dhe babai i tij janë informuar për akuzën e ngritur nëpërmjet një letre të dërguar nga autoritetet në qendrën stërvitore Gava. Rroga e tij neto tek Barcelona thuhet të jetë 16 milionë euro, duke e bërë atë lojtarin me të paguar të botës. Mesi dhe babai i tij dyshohet se kanë përdorur kompani jashtë Spanjës për të shitur të drejtat e përdorimit të imazhit të futbollistit. Nëse gjendet fajtor, Mesi mund të përballet me deri në 6 vjet burg dhe gjobë.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë