Fadil Vokrri thotë se nuk ka pasur kurrfarë kontakti me Federatën Serbe të Futbollit (FSS) dhe se nuk e ka ndërmend të bëjë tregti me këtë Federatë. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) i bëri këto deklarata pas vizitës së presidentit të FIFA-s, Sep Blater në Serbi, ku e shprehu qëndrimin e tij që Kosovës t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore. “Deri më tani nuk kemi pasur kurrfarë kontakti me FSS-në, prandaj kjo tregon se me ata nuk bëjmë pazare. Krejt për çfarë po mundohemi të bisedojmë me Blaterin është që FIFA më në fund të na pranojë si anëtar i barabartë. Më vjen keq që kjo nuk ndodh, ndërsa Kosovën e kanë njohur 100 shtete në botë”, ka thënë Vokrri për të përditshmen serbe “Kurir”. Ai pastaj e demantoi, mundësinë e ndërrimit të territoreve të futbollit në Ballkan. “Nuk ka tregti të Kosovës për Republikën Serbe. Edhe pse këtë dikush e dëshiron, ne atë bisedë nuk e pranojmë. Le të vendosin në Sarajevë nëse dëshirojnë ta lënë Serbinë të luajë në Banja Llukë”, përfundoi Vokrri.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë