Shqipëria nuk mundi të shfrytëzojë maksimalisht ndeshjen ndaj Norvegjisë, duke u ndarë në barazim 1-1. Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” ishte mbushur në kapacitetin e tij të plotë dhe dekori kuqezi ishte i mrekullueshëm, nga tifozët të ardhur nga të katër anët e botës, sidomos nga Kosova e Maqedonia.
Skuadra jonë kombëtare e udhëhoqi ndeshjen deri në fund, pasi shënoi që në pjesën e parë Valdet Rama, por pikërisht në 5 minutat e fundit, norvegjezët barazuan dhe takimi u mbyll 1-1, ku të dy ekipet morën nga një pikë shprese.
Edhe pse Kombëtarja priste me ankth ta fitonte takimin, ajo sërish ruan pozicionin në vend të dytë.
*****
Shqipëri 1-0 Norvegji, shënon Rama
Shqipëria shënon ndaj Norvegjisë. Ylli golashënues është Valdet Rama, i cili ka shënuar në minutën e '41.
Stadiumi eshte i mbushur plot me tifozë, të cilët brohorasin duke shoqëruar më pas me thirrjet: "Shqipëri", "Shqipëri".
Tifozët janë të ardhur nga gjithë trojet shqiptare dhe shqiptarët e diasporës, e sidomos nga Kosova.