Spanja është një nga skuadrat më të forta në botë. Përfaqësuesja e futbollit spanjoll bën një lojë teknike të nivelit të lartë, një futboll origjinal dhe natyrshëm përfaqësuesja e Spanjës është një nga pretendentet e Europianit Gjermani-2024. Llogaritet si një nga katër ekipet kryesore pretendente për trofeun, pas Francës, Anglisë dhe Portugalisë. Madje Spanja, sipas shumë analizave sportive, llogaritet të ketë më shumë shanse për trofeun krahasuar me Gjermaninë organizatore. Duhet thënë se në grupin B Spanja është me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë. Pra ajo është në një grup të vështirë, ku italianët dhe kroatët në veçanti janë skuadra me përvojë, me lojtarë të kalibrit botëror, por nuk do ta ketë të lehtë as ndaj Shqipërisë që në pritshmëritë e opinionistëve llogaritet si skuadër më e lehtë. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme selektori i Spanjës, Luis de la Fuente ka publikuar të hënën listën e zgjeruar me 29 lojtarë në të cilët llogarit për Kampionatin Evropian të futbollit “Gjermania 2024”. Evropiani fillon më 14 qershor, ndërsa De la Fuente më 8 qershor do të publikojë ekipin final që mund të përbëhet deri në 26 lojtarë. Siç thamë, Spanja është në Grupin B të Evropianit së bashku me Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë. Ky vlerësohet grupi më i fortë i Evropianit në Gjermani. Më 15 qershor, Spanja luan ndaj Kroacisë në Berlin. Më 19 qershor përballet me Italinë në Gelsenkirçen, ndërsa më 24 qershor është ndeshja Shqipëri – Spanjë në Dyseldorf. Naço Fernandez i Real Madridit, Fermin Lopez i Barcelonës dhe Ajoze Perez i Betisit janë risitë më të mëdha në listë. Spanja luan miqësore ndaj Andorrës më 5 qershor dhe ndaj Irlandës Veriore më 8 qershor. Emrat më të mëdhenj që mungojnë në listën e Spanjës janë Marco Asensio i PSG-së, Lucas Vazkez i Real Madridit, Oihan Sancet i Athletic Bilbaos dhe Gerardo Moreno i Vilarealit. Lamine Xhamal dhe Pau Kubarsi pritet të jenë në ngjarjen e parë të madhe, por fillimisht duhet të përfshihen në ekipin final. Plot 16 skuadra kanë lojtarë në përfaqësuese. Barcelona dhe Real Sociedadi përfaqësohen me nga pesë lojtarë. Athletik Bilbao dhe Reali i Madridit i kanë nga tre lojtarë, Atletiko e Madridit dy e 11 klube të tjera nga një. Siç shihet, lojtarët që vijnë në Kombëtaren spanjolle janë seleksionuar pothuajse nga i gjithë kampionati i tyre, çka dëshmon se klubet kanë cilësi. Spanja llogaritet të jetë favoritja kryesore për të kaluar grupin B në Europianin e Gjermanisë.
Romeo dhe Heidi janë celebruar në fshehtësi? Aktori bën deklaratën e papritur
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë duke jetuar lidhjen e tyre të dashurisë pas përfundimit të eksperiencën në Big Brother...
Lexo më shumë