Duke filluar nga sezoni i ardhshëm futbollistik, Taulant Xhaka, vëllai i madh i Granitit, ka gjasa që të mos luajë më për skuadrën Grashopers të Zurihut. Ai ishte huazuar një vit më parë nga FC Bazel, klub ky te i cili mund të kthehet sërish. Me kampionin e Zvicrës dhe fituesin e kupës, FC Bazelin, Taulanti ka të lidhur një kontratë që e obligon deri në vitin 2015. Megjithatë, vendimi përfundimtar për atë nëse Xhaka në sezonin që vjen do të luajë për FC Bazel ose do të vazhdojë për GC, do të dihet të dielën, pas ndeshjes që do të luhet në mes të dy skuadrave. GC nuk guxon të nënçmojë humbjen e mundshme të shërbimeve të Xhakës. Ai është shoqëruesi më i mirë i futbollistit aktualisht më të rëndësishëm për GC-në, Izet Hajroviç , shkruan “20minuten.ch”, dhe që e riprodhon transmeton “albinfo”. Klubin Grashopers gjatë sezonit të ardhshëm pritet ta lëshojë edhe Uillian Roça, për të cilin ende nuk dihet se ku do të shkojë. Xhaka i madh ka kërkuar që në të ardhmen t’i krijohet mundësia të luajë për Shqipërinë, duke qenë i zhgënjyer nga Zvicra.
Si u njoh Princeshë Diana me Mbretin Charles III?
Mbretëresha e Zemrave, siç e quanin, më 1 Korrik do të festonte ditëlindjen e saj të 63-të, po të mos...
Lexo më shumë