Një shqiptar largohet nga lista, një tjetër afrohet në listë. Bëhet fjalë për bllokun e preferencave të drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare, i cili përgënjeshtroi interesimin për mbrojtësin Mërgim Mavraj por ka hapur një dritare të re për një tjetër kuqezi. Ai është 25-vjeçari, Azdren Llullaku, i cili u grumbullua për herë të parë nga trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, për ndeshjen kundër Norvegjisë. Sulmuesi me origjinë kosovare që aktualisht luan për klubin rus të Gaz Metan, nuk është vetëm në lupën e Lacios sepse sinjale për të ka dërguar edhe skuadra Kievo Veronës. Lajmin e bëjnë të ditur media të ndryshme italiane, duke theksuar se diçka më shumë rreth kontakteve me lojtarin kuqezi, do të mësohet gjatë ditëve të ardhshme. Llullaku shihet si një futbollist me potencial dhe jo më kot edhe trajneri i Kombëtares Xhani de Biazi e ftoi atë të vishte bluzën e përfaqësueses tonë, me shpresën se ai do të mund të bëjë diferencë në muajt e ardhshëm.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë