“Jam gjithmonë Special-One? Nuk e di për momentin mund t'iu them se jam "Happy One" (Njeri i lumtur)". Këto kanë qenë fjalët e para të teknikut Murinjo pas rikthimit të tij tek Çelsi. Në një konference për mediat, portugezi e përshkroi veten si një njeri të lumtur pas rikthimit në “Stamford Bridge”. “Koha fluturon. Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën time profesioniste në nëntë vjetët e fundit, por unë e kam të njëjtën natyrë, jam i njëjti njeri, kam të njëjtën zemër, kam të njëjtat emocione që lidhen me pasionin tim për futbollin dhe punën time, por jam një person tjetër në këtë moment. Nëse do më duhej ta përshkruaj veten, do ta përshkruaja si një person i lumtur, sepse kjo është hera e parë që vi në klubin të cilin e dua”, u shpreh tekniku portugez.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë