Ndërsa edhe pak na ndajnë nga ndeshja Shqipëri-Norvegji, rrugët e kryeqytetit gumëzhijnë nga atmosfera festive të tejmbushur me tifozë. Ashtu sikurse ndodh gjithmonë, nuk mungojnë tregtarët ambulantë, të cilët kanë mbushur të dyja anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Përpos bluzave të kuqezinjve, nuk mungojnë edhe bluzat me mbishkrimet: “Shqipja”, që i mbanin kryesisht tifozët e ardhur nga Kosova.
Në prag të ndeshjes, trajneri De Biazi shprehet se "kjo ndeshje nuk është decizive për ecurinë në kampionatin botëror. Në shtator kemi katër transferta shumë të rëndësishme, aty vendoset kualifikimi. Grupi është në gjendje të mirë dhe ne shpresojmë më shumë se kurrë se do të arrijmë të marrim pikët e plotë, sot të gjithë presim mrekullinë”, deklaron De Biazi.