Në Shqipëri ka rregulla të shkruara për sportin, por ato interpretohen sipas dëshirave dhe tekave të klubeve apo aktorëve të tjerë pjesëmarrës. Shkak i një mosmarrëveshje të madhe ditët e fundit midis dy klubeve me emër në futbollin tonë, si Tirana e Skënderbeu, ka lidhje me kalimin e një sulmuesi bardheblu te klubi korçar, por që Tirana pretendon se e ka nën kontratë dhe kërkon zbatimin e rregullave. Mario Morina shkakton një përplasje të fortë mes Tiranës, skuadrës 24 herë kampionë të Shqipërisë, dhe Skënderbeut kampion në fuqi. Një ditë pasi sulmuesi 20-vjeçar iu bashkua në stërvitje ekipit korçar, klubi kryeqytetas reagoi menjëherë me një deklaratë për shtyp, duke i kujtuar lojtarit, por mbi të gjitha Skënderbeut, që po gabojnë rëndë dhe se për këtë sjellje aspak profesioniste, Tirana do të marrë masa disiplinore ndaj futbollistit të cilin e ka nën kontratë. 1- Lojtari ynë (Morina), i cili realisht ka shumë pak vite në futbollin profesionist dhe që nuk ka një menaxher të FIFA-s, ka gabuar rëndë me këtë veprim dhe në bazë të marrëveshjes dypalëshe, klubi ynë do të ndërmarrë masat e duhura për këtë thyerje disiplinore nga ana e lojtarit. Nuk mungojnë akuzat e klubit kryeqytetas ndaj Skënderbeut për thyerje të rregullave të lojës, që në rastin e Morinës ka treguar mungesë respekti jo vetëm ndaj Tiranës por ndaj të gjitha klubeve të superiores. 2- Është për të ardhur keq që ekipi kampion i SHQIPERISE "Skënderbeu", i cili do të na përfaqësojë në Champions League nuk zbaton rregullin më elementar, për faktin e thjeshtë se lojtari Morina ka një kontratë me “KF Tirana” deri në 2014. Ne mendojmë që kjo është një mungesë e theksuar respekti ndaj të gjithë klubeve shqiptare dhe në veçanti ndaj Tiranës. Shpresojmë të jetë lapsus i ndonjë përfaqësuesi apo titullari zyrtar të ekipit të Skënderbeut. Mundet që gjithmonë mund të gabojë një individ-lojtar, por kurrsesi një institucion-klub. Përveç Mario Morinës, Skënderbeu po kërkon më ngulm një tjetër pikë të fortë të Tiranës të paktën për ndeshjet e Championsit, pikërisht mesfushorin shkodran Gilman Likën. Nëse Morina, i cili i rritur te skuadrat zinxhir të bardhebluve mund të jetë nxituar, edhe pse nuk është shlyer financiarisht për disa muaj, situate për Gilman Likën ndryshon. “26-vjeçari ka kontratë me Tiranën deri më 31 korrik, kështu që nëse palët nuk bien dakord për rinovimin e kontratës, mund të vendosin prishjen e saj me konsensus”, shkruan ndër të tjera “Supersport.al”.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë