Nuk kanë fund skandalet në futbollin shqiptar dhe hyrja e prokurorisë në lojë duket e do të sjellë në ditët e ardhshme shumë informacion për shkallën e degradimit të futbollit tonë si pasojë e manipulimit të ndeshjeve. Në çështjen e nisur nga prokurori Julian Zonja, i prokurorisë së Tiranës lidhur me skandalin e basteve në futbollin shqiptar, figurojnë dhe emrat e shtatë personave të huaj, për të cilat vetë prokurori ka kërkuar informacion siç paraqitet dhe në kërkesën e tij për gjykimin e çështjes penale. Por cilët janë këta shtatë shtetas, për të cilët prokuroria e Tiranës ka kërkuar të dhënë për hyrje dalje nga sistemi “TIMS”. E nisim nga maqedonasi Ali Kasum, i cili mësohet se është një 54- vjeçar nga Shkupi dhe për të cilin ka shumë pak informacion. Ndërkohë që Milos Obradoviç, për të cilin kërkohet një procesverbal për këqyrjen e të dhënave në internet ose të sistemit TIMS”, është një futbollist 26-vjeçar, i cili aktualisht luan për skuadrën serbe të Nitra, i cili karrierën e ka nisur te Cervenza Zvezda e Beogradit. Por ç’lidhje ka ky klub me çështjen. Interesant është fakti se David Sekularac, një emër i përmendur më parë nga prokuroria, siç ka bërë me dije Bizhdili në një intervistë të tij në muajin maj, është një ish-futbollist kampion dhe aktualisht drejtues me Cervena Zvezdën, skuadër që dyshohet jo pak si e përfshirë në aferat e trukimit të ndeshjeve në Serbi. Gjithashtu dhe dy lojtarët e Besës, për të cilët kërkohet informacion Bojan Malinic, ka qenë dhe ai pjesë e Cervenas në të kaluarën. Ky futbollist ka qenë pjesë e kavajasve gjatë këtij sezoni dhe faktikisht është aktivizuar shumë pak, ndërkohë që një tjetër emër i përmendur është dhe Pedrag Pocuca, mbrojtës kroat dhe që këtë vit është aktivizuar me Besën. Dhe ky i fundit ka pasur një karrierë të shkurtër me Cervena Zvezdën. Duket qartë se presidenti i Besës Nexhat Bizhdili i ka punët pisk këtë herë me organet e drejtësisë dhe ajo që duket interesante në këto zhvillime është se Prokuroria mund të shtrijë fushën e hetimit, pra për të përfshirë dhe klub e të tjera e presidentë të tjerë klubesh. UEFA, në raportet e saj konfidenciale të sjella në FSHF, mësohet se ka përfshirë shumë skuadra të kampionatit në skemën e manipulimit të rezultateve të ndeshjeve.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë