Shqipëria ka bërë një progres bindës në eliminatoret e këtij edicioni për finalet e Kupës së Botës të vitit 2014, pasi pas gjashtë ndeshjesh në grupin E gjendet në vendin e dytë me 10 pikë, duke pasur një mesatare prej afro 1.7 pikësh për ndeshje, gjë që nuk kishte ndodhur më parë në historinë e ballafaqimeve të skuadrës tonë kombëtare në eliminatoret ndërkombëtare. Trajneri De Biazi ka bërë veçanërisht një punë të madhe me afrimin e lojtarëve të rinj, duke i siguruar ekipit përfaqësues vazhdimësi dhe rezultate në ngritje. Katër pikë në dy përballjet e fundit me Norvegjinë janë vërtet një shenjë pozitive dhe premtuese për skuadrën kuqezi. Fitorja e minutës së fundit ndaj Qipros, i ka bërë zviceranët të ruajnë vendin e parë në grup duke thelluar në katër pikë diferencën me ndjekësin më të afërt Shqipërinë. Por i kanë mbetur edhe katër ndeshje nga përfundimi, dhe helvetët ashtu si Shqipëria, po bëjnë llogaritë për një vend në botërorin, “Brazil 2014" duke ju trembur pikërisht kuqezinjve të Xhani de Biazit, të cilët i etiketojnë si rivalët kryesorë në garën për vendin e parë. Në analizën e gazetës më të madhe zvicerane, “Blick.ch”, teksa bëhen llogaritë me ndeshjet e mbetura, shkruhet se ndjekësi më i rrezikshëm për helvetët është Shqipëria, e cila sipas zviceranëve është e vetmja skuadër në garë për kreun e grupit E, duke qenë se Norvegjia është e distancuar tashmë me gjashtë pikë. E përditshmja zvicerane thekson gjithashtu se Zvicra ndeshjen e parafundit në grup e luan pikërisht në Tiranë dhe kjo do të jetë një sfidë jo e vogël për helvetët, por ngushëllohet me faktin që kuqezinjtë e De Biazit, do të luajnë tre sfida në transfertë dhe kjo mund t’i favorizojë ata në garën për vendin e parë, që do t’i siguronte dhe biletën direkt për në Brazil. Tashmë të gjithë e kanë të qartë në përfaqësuesen zvicerane se përballja e fillim tetorit në “Qemal Stafa” në Tiranë do të jetë vendimtare për fatet e këtyre kualifikueseve. Zviceranët dëshirojnë që t’i mbyllin hesapet e kualifikimit para se të vijë kjo ndeshje, pasi e kanë të qartë, në bindjen e tyre, se Shqipëria do të ecë mirë deri në fund dhe mund të trembë jo pak Zvicrën në këtë ndeshje nëse helvetët nuk do ta kenë siguruar deri atëherë kualifikimin në Botëror.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë