Adriatik BALLA
Turqia ishte skuadra e fundit nga 16-shja që u kualifikua për në 8 më të mirat e Kampionatit Europian Gjermani-2024. Por suksesi i saj 2-1 ndaj Austrisë pati dhe episode që kanë nxitur UEFA-n të hapë hetime nëse kemi të bëjmë me sjellje raciste të lojtarëve dhe gjeste që janë të lidhur me organizata terroriste apo dhe fyerje me baza racore e fetare ndaj rivalëve në Europian. Kështu, referuar raporteve të fundit që japin media të ndryshme sportive në Europë, UEFA ka nisur një hetim ndaj mbrojtësit të Turqisë, Merih Demiral. Ky i fundit, autori i dy golave që i dhuruan fitoren 1-2 turqve përballë Austrisë, është nën hetim për festën e tij pas golit të dytë. 26-vjeçari, festoi me dy duart lart duke bërë atë që quhet gjesti i “Ujqërve Gri”. Një gjest i konsideruar si fashist, ndërsa në Turqi ka edhe një parti e cila quhet “Zemrat Idealiste”, por që në informalitet të gjithë e njohin si “Ujqërit Gri”, teksa përfaqësojnë unitetin e atyre që konsiderohen si kombe turke në botë. Ky gjest i Merih Demiral është i ndaluar në Francë dhe Austri, teksa në parlamentin austriak në vitin 2019, u kalua një ligj që ndalonte simbolet e organizatave ekstremiste. Nga ana tjetër, për këtë ligj të kaluar në parlamentin austriak, Turqia e dënoi duke e konsideruar si një gabim të madh. Kështu, Demiral ka përfunduar nën hetim nga UEFA për një gjest që konsiderohet ideologji ekstremiste dhe raciste dhe rrezikon një gjobë apo edhe pezullim. Mbetet të shihet se cili do të jetë ndëshkimi për futbollistin turk, ndërkohë që një tjetër lojtar, i cilësuar madje si talent i kombëtares turke, ka thënë se ambicia e Turqisë është të shkojë në katërshe. Ai është Arda Guler, i cili ishte vendimtar me asistimin për golin e dytë të Demirali-t në fitoren 2-1 të Turqisë ndaj Austrisë, në raundin e 1/8-ave të EURO 2024. Duke folur për mediet pas këtij takimi, mesfushori turk u shpreh se Holanda, kundërshtari i radhës, është shumë i vështirë, teksa shtoi se synon që të shkojnë në gjysmëfinale. “Merih shënoi dy gola të bukur, goli i dytë erdhi falë një goditjeje të shkëlqyer me kokë. Jam shumë i lumtur që kam dhënë asistimin tim të parë, pasi shënova golin tim të parë në turne, por më e rëndësishmja është fitorja e ekipit. Jam shumë i lumtur që kam kontribuar. Në çerekfinale? Jam shumë i emocionuar që do të luaj në Berlin para tifozëve tanë. Holanda do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, por ne besojmë dhe duam të shkojmë në raundin tjetër”, deklaroi Guler.
Kishin përplasje brenda shtëpisë së BBV3, dy ish-banoret tani shijojnë pushimet bashkë
Roza Lati dhe Françeska Murati duket se po kalojnë pushimet me njëra-tjetrën, me dy ish-banoret e BBVIP 3 që duket...
Lexo më shumë