Komentatori Alban Xhihani, është i bindur se Gjeorgjia nuk ka ekip më të mirë se Shqipëria, pavarësisht se kaluan grupin në Europian.
Në emisionin “Kampionët”, Xhihani deklaroi se gjeorgjianët përfituan nga një mungesë e vëmendjes së Portugalisë dhe u kualifikuan më tej.
Duke analizuar ndeshjen Spanjë-Gjeorgji, Xhihani theksoi se gjeorgjianët prekën një ëndërr shumë të bukur.
“Të pestë golat bëri Spanja. Autogoli e bëri ndeshjen më të bukur. Do kisha ëndërruar shumë, që ne ndaj Spanjës të kishim një autogol dhe të mbronim më pas.
Gjeorgjia hyri nëpërmjet Nations League. Do e shikojmë edhe kur të luajnë me Shqipërinë në “Air Albania”. Unë jam i bindur që Gjeorgjia nuk ka ekip më të mirë se Shqipëria. Gjeorgjia, është skuadra që përfitoi nga mungesa e vëmendjes te Portugalia. Nuk mund ta trajtojmë sikur dominuan Spanjën. Për Gjeorgjinë ishte një ëndërr shumë e bukur që e preku. Nuk është se bëri ndonjë gjë, u mposhtën 4-1.”, deklaroi Xhihani.