Kujtojmë se Apple prezantoi në Qershor versionin e ri të programit iOS gjatë Konferencës Botërore të Programuesve. Më 18 Shtator iOS 17 do të jetë i disponueshëm për një pjesë të mirë të përdoruesve të iPhone. Më poshtë gjeni një përmbledhje të risive të përditësimit të sistemit.
Por cilat janë disa nga funksionet e tij?
StandBy Mode do të shfaqë njoftimet, orën, kalendarin apo foto ndërkohë që celulari është në karikim.
NameDrop do të lejojë përdoruesit të shkëmbejnë kontakte duke afruar celularët me njëri-tjettrin.
Swipe to Reply, një opsion në iMessage që do të bëjë të mundur përgjigjen ndaj një mesazhi specifik vetëm duke rrëshqitur gishtin mbi të.
Apple Maps do të lejojë shkarkimin e hartave për përdorim offline. Komanda “Hey Siri” është zëvendësuar thjesht me “Siri” ndërsa ngjitëset, emoji-t, Memoji-t dhe çdo figurinë tjetër ndodhet në ndarjen Stickers Draëer.
Gjithashtu janë bërë përmirësime për Autocorrect, opsione të reja në aplikacionin Health, rritje e privatësisë etj.
Versioni iOS 17 mund të shkarkohet nga iPhone SE (gjenerata e dytë ose më tej) deri te iPhone 14. iPhone 15 funksionon automatikisht me sistemin e ri.