Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për organizatorin dhe autorët që dhunuan avokatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.
Tashmë Prokuroria ka shkuar në gjykatë me akuzën e rrahjes së kryerjes në bashkëpunim dhe është një akuzë më e lehtë se ajo e vrasjes së mbetur në tentativë.
Prokuroria kërkon burg për Dritan Nanon i arrestuar si organizator, si edhe për Dorian Alia, një nga dhunuesit. Ndërsa tre të tjerë janë ende në kërkim.
Kujtojmë se avokati u dhunua mëngjesit e 29 majit pasi la djalin në kopsht, në zonën e ish-bllokut në Tiranë.