Është ndarë sot nga jeta At Antonio Belushi arbëreshi i cili me jetën dhe veprën e tij është identifikuar më së shumti me qenien e arbëreshëve të Italisë në gjysmë shekullin e kaluar.
I lindur në vitin 1934 në Frasnitë të Kalabrisë, Antonio Belushi, i cili është arsimuar për klerik, gjithë jetën e tij ka qenë zë i arbëreshëve.
Vdekja e Belushit është konsideruar humbje e një njeriu që përveç angazhimeve profesionale ishte dhe mbrojtës i çështjes së Kosovës, si klerik dhe veprimtar shkencor e humanitar,
Antonio Bellushi qe prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog.. Ka themeluar revistat “Vatra jonë”, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, bibliotekën ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”.
Gjithashtu ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshe në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshe” etj.
Për angazhimin e tij është shpërblyer me disa çmime nga ana e autoriteteve të Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës.