Stef Blok ka reaguar për herë të parë pasi Komisioni Europian refuzoi kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët. Në një deklaratë për Telegraph, Blok u shpreh se Shqipëria duhët të luftojë me krimin dhe se azilantët të cilët kanë aplikuar gabimisht duhet të kthehen në vendin e tyre.
Blok vuri në dukje faktin se në vendin e tyre kriminelët shqiptarë qarkullojnë mjaft lirshëm dhe se numri i shqiptarëve që aplikojnë për azil është rritur. Ai u shpreh se Komisioni Europian nuk ishte përgatitur për një procedurë kaq frenuese për shqiptarët.
“Në vendin tonë, shqiptarët kriminalë godasin rregullisht. Po ashtu rritet numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendin tonë. Komisioni Evropian se ajo nuk ishte e përgatitur për një procedurë të tillë të jashtëzakonshme të frenimit.
Shqipëria duhet të vazhdojë të luftojë krimin dhe të marrë përsëri njerëzit që kanë aplikuar për azil,’- mësohet të ketë thënë Blok.
Komisioni Europian ka rrëzuar Holandën, duke mospranuar kërkesën e saj për rikthimin e vizave për Shqipërinë.