Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili së fundmi ka filluar të praktikojë profesionin e sinoptikanit, nuk u ka shpëtuar talljeve në rrjetet sociale edhe me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.
Tashmë njerëzit dashur pa dashur kanë filluar ta shohin Veliajn, si një person i cili shtyn festat pasi ka aftësi të parashikojë motin. Ai dështoi me sukses për parashikimin e motit në festën e Ditës së Verës ku pritej që të binte shi me gjyma.
Ditën e nesërme ai do të bëjë hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të qershorit ku ai do të rikandidojë dukë ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë aktivitet me gjithë familjarët e tyre. Pritej që Veliaj ta shtynte Sulltan Nervuzin ditën e Nesërme, kështu do kishim dy gëzime në një ditë. Mesa duket ka harruar.