Sot është një ditë e gëzueshme për të gjithë simpatizantët meshkuj të Partisë Demokratike.
Supozohej se vetëm protesta apo rrëzimi i Ramës do mund t’i gëzonte demokratët por nuk është kështu. Ish-deputetja e PD, njëherësh anëtare e kryesisë në PD, Grida Duma ka vendosur ti japë fund martesës me bashkëshortin Ilir Shqina.
Seks simboli i të gjitha kohërave në Partinë Demokratike më në fund do të jetë single duke i mbushur me shpresë, ata që e simpatizojnë.
Mësohet se ka qenë Grida Duma ajo që ka hapur procedurat e divorcit në gjykatë.
“Meqënëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet kjo shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në dokumentin e gjykatës.