Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rimini, ku një grua, teksa mbante në krah djalin e saj, u hodh nga lartësia.
Ngjarja ka ndodhur orës 08:30 në Via delle Piante dhe për momentin zona është rrethuar nga punonjësit e komisariatit të policisë, të cilët po ruajnë konfidencialitetin maksimal për ngjarjen.
Gruaja është 40 vjeç dhe djali i saj vetëm 6 vjeç. Zonja mesa duket ka lënë disa shënime për të shpjeguar gjestin dhe më pas është ngjitur në tarracën e pallatit 5-katësh dhe është hedhur. Një fluturim prej mbi 30 metrash që nuk u la atyre asnjë mundësi shpëtimi.