Operacioni i AMP-së pas disa muajsh hetime zbuloi një skemë korrupsioni në rradhët e policisë kufitare. Si pasojë pati masa arresti për 8 efektivë të Rinasit.
Në një emision televiziv ekspertët Fatjon Softa dhe Ergys Muzhaqi shpjeguan më shumë detaje lidhur me aksionin.
Softa shprehet se Aeroporti i Rinasit ka pasur problematika edhe më parë, ndërsa ky rast sipas tij ku efektivë ndihmonin në kalime të paligjshme të kufirit, ka cënuar vlerat kombëtare.
‘Policia Kufitare është kryesore, shumë e rëndësishme. Janë siguria e portave të një vendi. Dhe portat janë portet aeroport dhe pikat e kalimit. Nuk është rasti i parë dhe ky rast është flagrant që shpesh emërimet vertikale që nga drejtuesit e komisariatit deri tek baza për kualitetin e personave dhe përkushtimin.
Kemi 8 persona këtu, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përfituar edhe vlera monetare në shkëmbim të shkeljes së detyrave dhe funksioneve në paligjshmëri. Rinasi ka pasur paligjshmëri edhe më parë. Pavarësisht nga niveli i cënimit, kemi elementë të cënimit të vlerave kombëtare.
Këta kanë lejuar persona, si njëri me arrest shtëpie është lejuar të iki në Francë, apo raste kur fëmijë apo persona që duhet të shoqërohen duhet një prokurë. Kanë qenë këto shkelje, por edhe raste të trafikut të lëndëve narkotikëve. Janë elementë që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. Këta sisteme duhet të kontrollohen’, tha Softa.
Muzhaqi thekson se policia kufitare e Rinasit ka qenë ndër më të mirat në rajon dhe tashmë ka rënë disi edhe prej bjerrjes në totalitet të policisë së shtetit.
‘Është për të ardhur keq, sepse policia kufitare ka ndryshuar renditjen. E kemi pasur policinë kufitare më të mirat në rajon. Ka qenë ndër më të strukturuarat deri në 2013 para qeverisjes Rama. Edhe tani ka aftësi profesionale, por e gjithë bjerrje e policisë sonë të shtetit. E gjithë ky kriminalizim të segmenteve të caktuara, persona të rëndësishme kanë arritur të kriminalizohen do reflektohen në sektor të ndryshëm.
Është element prapavije, nuk është se aty bëhet tregtia e drogës masive, por ekziston si prapavijë që të lehtësohen gjithë këto që përmenden. Gjithë ajo sasi kanabisi nga Shqipëria në vende të Europës apo anasjelltas edhe para që kanë hyrë, me pikat e kalimit kufitar të ligjshëm. Këta çuna që janë kap kanë dashur të shtojnë lekë për veten e tyre. E shoh për përfitim personal. Mund të ketë pasur edhe lidhje jashtë.
Është për të ardhur keq, nga ku kemi qenë e ku jemi në totalin e policisë. Ka raste ku dikush me dashamirësi mund të ndihmojë raste emergjente kalimin më të thjeshtë. Ka mundësi një oficer i pikës kalimit të bëjë nder, jo krim. Ky është krim i hapur dhe mund të jetë kthyer në fenomen në pika të tjera’, shprehet Muzhaqi.