Një 51-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Dimal. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai organizonte lojëra fati si dhe në banesë iu gjetën armë dhe municione.
Sipas njoftimit ë policië janë sekuestruar 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolap dhe municion luftarak. 51-vjeçari me inicialet E. B. është vëne në pranga nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, goditen 1 rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit dhe 1 rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolap dhe municion luftarak. Vihet në pranga 51-vjeçari që i posedonte. Stacioni i Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka goditur një rast të lojërave të fatit dhe një rast të armëmbajtjes pa leje.
Në vijim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi E. B., 51 vjeç, banues në fshatin Samatic, Dimal. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 tableta me të cilat dyshohet se ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, 1 pistoletë stilolaps dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.