Të paktën 90 egjiptianë janë plagosur sot në përleshjet e ndodhura në Kajro, në një protestë kundër heqjes së disa emrave nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Agjencitë botërore raportojnë edhe për një të vrarë. Midis 23 figurave që regjistruan emrat e tyre, vetëm 13 u lejuan që të konfirmohen si kandidatë zyrtarë.
Midis të përjashtuarve figuron një udhëheqës i partisë së Vëllazërisë Muslimane dhe ish-kreu i Shërbimeve Sekrete Egjiptiane në kohën e Mubarakut.
Sipas medive vendase, protestuesit ishin mbështetës të kandidatit të s’kualifikaur Abu Ismail, një përfaqësues i rrymës ultrakonservatore. Ai u pezullua pasi nëna e tij kishte pasaportë amerikane.