Hetimet për vrasjen e çiftit Pasho në Itali po vazhdojnë nga policia italiane. Mediat italiane bëjnë të ditur se nga hetimet e deritanishme është zbuluar se e dashura e djalit të tyre Taulantit, Elona Kalesha ksihet marr me qira një banesë për dy javë duke i thënë pronarit të banesës se do të qëndronte atje për shkak të rrezikut të abortimit.
Por në banesën e marr me qira nuk ka qëndruar vetë Elona por dy prindërit e taulantit të dashurit të saj. Disa ditë më vonë pas ngjarjes së rëndë, pronari i shtëpisë kishtë njoftuar punonjësit e pastrimit për të pastruar dhomën pasi vinte një aromë e keqe. Në një valinxhe të gjetur në dhomë ai mendoi se ishte fetusi i abortit. Ndërkohë që një tjetër dëshmi e ka nxjerr zbuluar Elonën për krimin e saj ëshët edhe momenti i largimit të 3 valinxheve nga banesa, pasi është parë nga disa persona që kanë dëshmuar se në valinxhe vinte një aromë shumë e rëndë.
Një tjetër pistë që e nxorri zbuluar Elonën është edhe detyrimi i një personi të dytë që të gënjejë mbi qëndrimin e çiftit Pasho. Deri më tani pista kryesore për vrasjen e çiftit Pasho është lakmia që Elona kishte për 50 mijë eurot që ata kishin. Gjithashtu është zbuluar edhe një bisedë mes Teutës dhe djalit të saj Taulantit ku i kishte vendosur ultimatum atij për të zgjdhur mes tyre apo asaj.
Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëetuar, që u konfimuar më vonë. Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plote të vrasjes maksabre të çiftit shqiptar.