Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj ka bërë sot bëri thirrje që edhe ish-kryeministri Sali Berisha të tërhiqet nga ideja për t’u kthyer në krye të partisë, sikurse bëri Basha.
Fredinand Xhaferraj: Ardhja e zotit Berisha në krye të PD, shoh që nuk ka asnjë shans që e djathta të vij në pushtet. Opsioni publik është i pa kënaqur për këtë. S’ka asnjë shans. Zotit Berisha iu dha përgjegjësia për të drejtuar Shqipërinë. Në vitet 2005-2009 që ishin më të mira të reformës, ai mori 70 mandate. Në 2013 u ndëshkuam rëndë. Kjo pat impakt te Berisha dhe ai dha dorëheqjen. Sot kërkohet rikthimi i tij.
Fredinand Xhaferraj: Për axhendën e tij personale, hallin personal. Problemi shtohet se si kjo PD të bëhet më e madhe për të fituar zgjedhjet. Berisha e ka të mundshme që e merr këtë PD, por si kjo PD e Berishës nuk ka shanse të vij në pushtet. Unë në bashkëpunimin me të, kuptova që ka uljet dhe ngritjet e veta, s’kam turp të them që e kam pasur shef. Përtej ndjesisë që kemi për të, është më i madh ndjesia që kemi për PD dhe Shqipërinë. Basha dhe Berisha janë dy aktorët kryesor që po mbajnë peng të djathtën. Edhe Basha po rifillon të luajë. Ne ndahemi në një pikë. Unë duke bërë analizën time si pjesë të PD, shtyhem vetëm nga shqetësimi madhor, çfarë duhet të bëj me këtë PD për të ardhur në pushtet. Berisha nuk e çon këtë organizatë drejt pushtetit. Faktori ndërkombëtar po jep sinjale të qarta që do rotacionin, ndërsa e djathta po vetëvrasin shansin politik.
Fredinand Xhaferraj: Këtu fillon dhe mbaron përgjegjësia e Berishës, ai po bën vetëvrasjen e fundit të PD. Kjo ishte arsyeja se përse dhe Bashës iu dha votëbesimi pas 25 prillit. Unë i dija vendimet e këshillit bashkiak, që investuan para për të sjellë vota.
Fredinand Xhaferraj: Berisha është pashai i kontrollit të 20% të asaj që kontrollon. Problemi shtrohet se si shkohet përtej kësaj. Për herë të parë, për një njeri që ka drejtuar për 30 vite një parti, është e vështirë ta rivalizosh. Për herë të parë, ka dalë një grup i madh deputetësh kundër Berishës.
Fredinand Xhaferraj: Në të njëjtin presion u vendos edhe Berisha. Ata që duan një të djathtë drejt pushtetit. Ne nuk sulmojmë me varre selinë. Ne duhet të qetësojmë elektoratin, ku po vritet mundësia për rotacion. Këtu s’ka asgjë personale me zotin Berisha, por me fatin e PD. Berisha se sjell dot në pushtet PD. Berisha bëri shumë fushatë më 6 mars, por prapë 19 mijë vota mori. Me keqardhje e them që Berisha të vazhdojë me axhendën e tij politike, por s’na kthen në pushtet. Berisha po e kthen PD në një parti afrikane. Duke marrë PD, ai ka firmosur humbjen e zgjedhjeve në 2025.