Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka krahasuar veprimet e politikanëve shqiptarë në ditën e lindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Ai shkruan se vetëm ambasadorja amerikane Yuri Kim e përkujtoi ditëlindjen e Skënderbeut, ndërkohë që sipas tij Sali Berisha përkujtoi tradhtinë e Gaz Bardhit, Edi Rama përkujtoi 50 metra asfalt në Sarandë, ndërsa Ilir Meta dekoroi 3 restorante ku pi çdo ditë raki.
Postimi i plotë:
PATRIOTIZMI:
– Yuri Kim KuqeZi përkujtoi sot ditëlindjen Skënderbeut
– Sali Berisha përkujtoi tradhtinë e Gaz Bardhit,
– Edi Rama përkujtoi 50 metra asfalt në Sarandë,
– Ilir Meta dekoroi 3 restorante ku pi çdo ditë raki,
Krahasoni kush do shtetin dhe kush do pushtetin..?