Artisti Robert Aliaj tha një intervistë për Euronews Albania se nuk ka qenë kurrë pjesë e një jurie në festivalin e këngës pasi nuk do të pranonte kurrë të shitej.
Aliaj u shpreh se ajo që ndodh është shumë e rëndë pasi duke shitur një votë në një juri festivali mund të shitesh për gjënë më të vogël.
“Asnjëherë nuk kam qenë në jurinë e festivalit dhe skam si të jem. Unë e kam mision që atë që bëj ta bëj mirë. Kam një kaluar me festivalin, më lidhin gjëra. Dua që ky festival të përcaktojë trendet. Nuk do shitesha kurrë, ndaj nuk më merr njëri, për ata unë jam ‘Bertlandeni’. Kur shitesh, ti për mua ke bërë gjënë më të rëndë, ndaj mund të shitesh edhe për një gotë raki. Ne duke u shitur për kaq pak harrojmë çfarë shoqërie po ndërtojmë. Ne fatet tona dhe të fëmijëve i shesim, ne po harrojmë çfarë po u lëmë fëmijëve tanë. Festivali ka rolin e vet përcaktues, nuk është keq që të na shohin si evropianë”, tha Aliaj.