Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili teksa i referohet shkrimit të medias gjermane për monitorimin që krimi i bën policisë thotë se është kryeministri Rama që e katandisi këtë vend kështu. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan “policia e inkriminuar ne kokën e saj është sot një problem dhe jo nje zgjidhje per qytetaret shqiptare”.
Sipas tij, “i vetmi qe është i kënaqur është Edi Rama qe nuk guxon te flasë asnjë fjale per kete situate kaq te rende ku ne vend qe policia te vëzhgojë krimin ndodh e kundërta”.
Reagimi i Vasilit:
Mafia si Big Brother e vëzhgon ajo policinë, kështu e katandisi Rama shtetin!
Media gjermane Frankfurter Rundchau shkruan për qindra kamerat e grupeve mafioze te vendosura ane e mbanë Shqipërisë!
Ndaj media gjermane pyet me sarkazëm asgjësuese:”Kush është saktësisht Big Brother i shqiptareve”!
Është e qarte se policia e inkriminuar ne kokën e saj është sot një problem dhe jo nje zgjidhje per qytetaret shqiptare.
I vetmi qe është i kënaqur është Edi Rama qe nuk guxon te flasë asnjë fjale per kete situate kaq te rende ku ne vend qe policia te vëzhgojë krimin ndodh e kunderta!