Policia e shtetit doli sot në një konferencë për mediat për të dhënë detaje lidhur me sulmin e dhunshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, tha se Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës. Vocaj tha se është shoqëruar në polici Dritan Jani Nano. Ai u u ndalua si organizator i kësaj ngjarje të rëndë kriminale.
Vocaj tha se autorët e dhunës ndaj avokatit janë Elton Kasaj, Drivald Alia, Dorian Alia dhe Romario Tabaku, ky i fundit ka ndihmuar autorët e dyshuar për t’i larguar nga vendngjarja me makinën Audi me targa AB696JT.
“Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces gjyqësor një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë, proces që është fituar nga pala që mbronte avokati. Ish-klientët nuk kanë pranuar që ta paguajnë. Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Jo e gjithë pala, por disa nga kontraktorët. Si të tjerë dhe kjo degë që ka kryer sulmin nuk kanë rënë dakord me detyrimet që kanë pasur nënshkruar. Në vijim të veprimeve është shoqëruar Dritan Jani Nano, i cili u ndalua si organizator i kësaj ngjarje të rëndë kriminale”, tha Tonin Vocaj.
Drejtori i Policisë Tiranë u bëri thirrje qytetarëve që të japin informacione nëse kanë dijeni për vendndodhjen e autorëve të dyshuar dhe ka vënë në dispozicion 20 mijë euro shpërblim.
Gjatë konferencës ai tha se në polici ishtë vetëdorëzua Dorian Alia, një nga autorët krysorë të sulmit ndaj avokatit.
Avokati u dhunua barbarisht në mes të rrugës mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, ku sapo kishte lënë vajzën në kopësht.
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, është sulmuar me mjete të forta, pasi ka lënë vajzën në kopësht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Aktualisht gjendja e tij është përkeqësuar dhe ndodhet në intubim në spitalin e Traumës.