BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Aktualitet

"2.5 ton kokainë, ndërhyri DEA, Frontex, Guardia di Finanza"/ Artan Hoxha zbardh detaje nga megaoperacionin në Shqipëri

"2.5 ton kokainë, ndërhyri DEA, Frontex, Guardia di

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka dhënë detaje nga megaoperacioni i policisë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, për kapjen e personave të nivelit të lartë, të implikuar në trafikun e narkotikëve. 

Hoxha shpjegoi se operacioni ka nisur që në gusht, por bosët e dyshuar të grupeve kriminale, nuk janë kapur dhe nuk ndodhen në Shqipëri. 

Sipas gazetarit investigativ, operaconi ka nisur nga DEA dhe më pas janë përfshirë edhe Frontex dhe Guardia di Finanza. Kjo ka ndodhur për shkak se ka dyshime që bëhej fjalë për trafik të 2.5 tonëve kokainë. 

"Në 15 gusht të këtij viti, është kryer operacion në det të hapur, operacion ndërkombëtar. Ajo që është bërë sot, është vijim i operacionit të 15 gushtit. Ky operacion e ka patur zanafillën nga DEA amerikane.

Në operacion janë përfshirë nga ajri helikopterët e Frontex dhe Guardia di Finanza.  Kanë ndjekur deri tani tre mjete lundruese. Bëhet fjalë për një velierë në të cilën udhëtonin dy ukrainas. Këta kishin ardhur nga Turqia në drejtim të Malit të Zi dhe po kalonin në brigjet shqiptare. Nga bregdeti i Shqipërisë drejt tyre, janë nisur një gomone e madhe dhe pas saj një gomone më e vogël. Operacioni ka qenë në gjurmim.

RENEA ka shkuar në një lokal në lagunën e Patok, pronë e të afërmeve të Gëzim Çelës. Ideja ishte të goditej baza në tokë dhe lënda narkotike në det.

Shtetasit ukrainas kanë parë ndjekjen që u bëhej nga ajri dhe deti, kanë vendosur ta djegin mjetin dhe e kanë djegur. Bashkë me velierën u dogj edhe lënda narkotike.

Është thënë që po bëhej shkëmbim kokaine me kanabis.

Ka patur edhe sasi të mëdha parash. Ukrainasit e dogjën velierën. Gjatë operacionit të kërkimit janë gjetur vetëm 23kg në det, pjesa tjetër nuk u gjet. Gomonia tjetër u kap, një nga skafistët më të vjetër. Besnik Brokeri, por emrin e vërtetë e ka Besnik Brokaj. Edhe në atë kohë u kap një shef policie, Arlind Ismailukaj.

Dy personat kryesorë të operacionit, ishin Gëzim Çela, që nuk arrihej të kapej dot.

I dyti është Arben Dalipi, ekziston si fantazëm, nuk kapet asnjëherë.

Habilajt përshembull kanë qenë korrierë para Dalipit.

Të futet DEA, Frontëx dhe Guardia di Finanzia, nuk hyjnë për kanabis.

Nga informacionet, rezulton se bëhej fjalë për sasi heroine 2.5 ton, që po vinte nga Turqia.

Nuk është gjetur lënda narkotike. Dyshimet janë që ose ka humbur me mjetin e tretë lundrues, që dyshihet se ka qenë Arben Dalipi, ose është djegur bashkë me velierën.

Nuk është një grup, janë të paktën tre. Grupi i Vlorës, grupi i Gëzim Celës apo i Fushë Kuqes dhe grupi i tretë është grupi i Durrësit.

Kemi minimalisht tre grupe që kanë operuar në një kombinim të tillë.

U gjet velierja e djegur, një gomone, 23kg kanabis dhe 45 mijë euro.

Ky operacion, pati një vijim. Në gusht u zbulua vetëm ish oficeri Arlind Ismailukaj. Në urdhër arrestet e sotëm, për Gëzim Çelën, Arben Dalipin dhe Roland Guza. Të tre këta janë shpallur urdhër arrestet por nuk është bërë e mundur kapja.

Është kapur shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, që akuzohet se ka garantuar paprekshëmërinë e tyre dhe ka dhënë informacion.

Pra, operacioni i sotëm është tentuar në Vlorë, në Durrës, Kurbin, pamë që ishte rrethuar vila e Gëzim Celës. Nga katër persona u kap vetëm një.

Që nga gushti, as Gëzim CEla dhe as Arben Dalipi nuk kanë qenë në Shqipëri", tha Hoxha.