
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

A kishte marrëveshje me Rozeta Dobin për paratë? Avokati i Alda Klosit zbulon si qëndron e vërteta e 125 mijë eurove dhe deklarimeve të vëllait të ish-zyrtares

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Shkurt 2023

Avokati Ilirjan Muho, përfaqësuesi ligjor i ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi ka treguar se në seancën e zhvilluar këtë të martë në Gjykatën e Tiranës ka pasur debate dhe se dëshmia e Rozeta Dobit është gënjeshtër për të lehtësuar pozitat e saj dhe të të birit të arrestuar.
“Pati një debat të gjatë në këtë seancë. Prokurori paraqiti si provë një deklarim të dhënë nga e arrestuara Rozeta Dobi, ishte një deklarim i marrë ditët e fundit, në 3 shkurt, kur u bë dhe ndalimi. I ka dhënë një vlerë të paracaktuar këtij deklarimi, është hera e katërt që ajo pyetet në prokurori dhe sa herë është pyetur ka dhënë një version të ri për ngjarjen. Fillimisht nuk e ka pranuar, më pas e ka pranuar që e ka kryer këtë vepër bashkë me djalin e saj dhe më 3 shkurt ka deklaruar që këto veprime i ka kryer në një marrëveshje të plotë me Alda Klosin.
Natyrisht është një gënjeshtër, i pavërtetë, nëse do ishte kështu ka disa pyetje që u bënë në seancë dhe ne presim të zbardhet vendimi për të marrë përgjigje.
Nëse do ishte kështu si është e mundur që kasaforta që i është dhënë për tu ruajtur në shtëpi me gjithë lekët që kishte brenda, si është e mundur që është hapur dhe hedhur në kazan plehrash?
Si nëna e djali kur u arrestuan mbajtën të njëjtin qëndrim ku kanë pohuar vjedhjen e kanë dhënë mekanizmin si është kryer vepra penale.
Nëse do pranonim që kjo është e vërtetë ka një pyetje që do përgjigje, nëse midis Alda Klosit e të arrestuarës do kishte ndonjë marrëveshje si është e mundur që në banesën e kësaj shtetase janë gjetur dhe sende të tjera të vjedhura në banesa të tjera?
Ka qytetarë të cilët janë paraqitur në prokurori e kanë njohur sendet e vjedhura në shtëpitë e tyre.
Kemi të bëjmë me një personazh që ka një qëllim të caktuar, të lehtësojë sado pak pozitën e saj dhe të përpiqet një pozitë më të lehtësuar për djalin e saj”.
I pyetur në lidhje me deklarimet që ka dhënë vëllai i Alda Klosit, avokati tregoi origjinën e shumës 125 mijë euro.
“Origjina e këtyre parave, në fazën e hetimeve të deritanishme nga vëllai i saj dhe Alda është paraqitur në prokurori një kontratë huadhënie e nënshkruar mes tij dhe një shtetasi i identifikuar një person që kryen një aktivitet të ligjshëm në vendin tonë.
Kanë nënshkruar një deklaratë në bazë të së cilës janë dhënë 125 mijë euro për nevojat e kurimit të xhaxhait të saj në Amerikë.
Paratë janë marrë që në 1 nëntor. Janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhait dhe pasi ajo është karguar në 3 dhjetor për në Amerikë këto para i janë kthyer sërish Aldës dhe familjes së saj pasi dhe vëllai jeton bashkë me të.
Me synimin që të transferoheshin në Amerikë përmes bankës.
Këto para nuk duhej ti deklaronte se një deklarim të tillë ajo e ka detyrim ligjor ta bënte deri në mars të vitit pasardhës.
Ne pamë deklaratën e saj, është e përciptë, për të cilën kemi debatuar gjatë për pyetjen që i ka bërë OPGJ, i ka thënë çfarë të ka humbur, pra nuk është pyetur cili është burimi i parave që të kanë humbur”, tha avokati.
Më të lexuarat


Mbeti viktimë e konfliktit me armë në Kavajë, zbardhet për çfarë ka qenë i dënuar më parë 43-vjeçari

Tortura, rrahje dhe plagë në trup/ Dhunimi barbar dhe vrasja e shqiptarëve në burgjet europiane, shteti shqiptar i pazot për të reaguar

Ky është një nga personat që mbeti viktimë nga konflikti në Kavajë (FOTO)

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

U vra me thikë në zemër, çfarë fshihet pas vdekjes së të riut në Elbasan

Vrasja e dyfishtë që tronditi Kavajën, njëri prej viktimave u godit në sy të fëmijës së mitur (DETAJE)

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Vrasja e dy personave në Kavajë, publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?
