
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Afera e inceneratorëve, gazetari Hoxha jep detaje: Ja pse është i vështirë arrestimi i Mirel Mërtirit dhe rruga që duhet të ndiqte SPAK

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Nëntor 2022

Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit. Gazetari Artan Hoxha, duke folur në dje në një media, ka treguar se urdhri për arrestimin e Mërtirit është dërguar në Gjykatë nga ana e Prokurorisë që prej një muaji më parë, por është mbajtur i fshehtë, pasi pritej që të kryhej arrestimi i tij, kur ky i fundit të dilte nga Austria, aty ku jeton dhe mbrohet nga shteti. “Urdhri për arrestimin e Mirel Mërtirit, nga prokuroria ka shkuar në gjykatë mos gaboj para një muaji dhe është tentuar të arrestohet nëse lëviz nga Austria në një vend tjetër, por vendimi i gjykatës të mos jepej përpara se ai do ta merrte vesh dhe mund të pengonte arrestimin. Ky urdhër ka qëndruar në gjykatë me idenë që ky mund të hyjë dhe të dilte nga Shqipëria, është pritur për gati një muaj, kur është parë që ishte e vështirë që të arrestohej, para 5 ditësh është firmos nga gjykata dhe është miratuar masa e sigurisë për të”, deklaroi ai. Më tej Hoxha shtoi më tej se tashmë arrestimi i tij është shumë i vështirë pasi ai ka siguruar mbrojtje nga shteti austriak si për veten ashtu edhe për bashkëjetuesen. “Tani është shumë e vështirë të arrestohet sepse ndodhet në Vjenë, dhe ka siguruar edhe për veten edhe për bashkëjetuesen e tij, mbrojtje nga shteti. Pra gjykata e ka dhënë një urdhër për ndalimin e tij, gjykata e ka mbajtur të fshehtë një muaj, e tashmë është firmosur urdhri për të. Pres që ky urdhër të finalizohet edhe për kërkim ndërkombëtar dhe të shohim si do të shkojë procedura më pas”, u shpreh gazetari. Ndërkohë gazetari Artan Hoxha foli edhe për urdhërarrestet e lëshuara së fundmi nga SPAK për disa persona që dyshohen se janë të përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit. “Kjo është vala e tretë që SPAK reagon me veprime konkrete për inceneratorët. U duk sikur kjo çështje u sfumua në verë të këtij viti, por veprimet e fundit që përputhen dhe me afatet e hetimit që ka prokuroria, bën që të rikthehen dhe një herë në skenë kjo çështje. Por kam përshtypjen që prokuroria duhej të vepronte shumë më shpejt se ka prova shkresore dhe s’të kërkon të gjesh prova materiale, por është një hetim me një dokumentacion të protokolluar, të duhet vetëm të marrësh specialistët e duhur. Në këto momente ndodhemi në fazën që kemi shpallur në kërkim Klodian Zoto, dhe ai mund të zbërthejë se çfarë ka ndodhur”, nënvizoi Hoxha.
Më të lexuarat


Mbeti viktimë e konfliktit me armë në Kavajë, zbardhet për çfarë ka qenë i dënuar më parë 43-vjeçari

Tortura, rrahje dhe plagë në trup/ Dhunimi barbar dhe vrasja e shqiptarëve në burgjet europiane, shteti shqiptar i pazot për të reaguar

Ky është një nga personat që mbeti viktimë nga konflikti në Kavajë (FOTO)

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

U vra me thikë në zemër, çfarë fshihet pas vdekjes së të riut në Elbasan

Vrasja e dyfishtë që tronditi Kavajën, njëri prej viktimave u godit në sy të fëmijës së mitur (DETAJE)

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Vrasja e dy personave në Kavajë, publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?
