BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Aktualitet

Anglia 'hap thesin', media britanike zbulon detajet e reja nga marrëveshja për transferimin e 'çunave të Londrës' drejt Shqipërisë

Anglia 'hap thesin', media britanike zbulon detajet e reja nga

Referuar marrëveshjes shqiptaro-britanike për transferimin e të burgosurve nga Anglia drejt Shqipërisë, qeveria e Sunak do t'i dhurojë vendit tonë 15 makina elektrike dhe 22 mikrobusë.

E përditshmja britanike “The Telegraph” ka publikuar imazhe të flotës së mjeteve që në total ka kushtuar 1,5 milionë paund. 

Media në fjalë raporton se "Ministria e Drejtësisë britanike ofroi 15 makina elektrike dhe 22 mikrobusë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit të burgjeve në Shqipëri, pjesë e një marrëveshjeje që do të kthejë 200 nga kriminelët më të dhunshëm në këtë vend për ta vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare. Mjetet janë pjesë e paketës totale prej 4,4 milionë paund, që do të ofrohen për të rinovuar burgjet shqiptare, për të rritur sigurinë, workshop-et, stafin, pajisjet rehablituese dhe trajnimin e gardianëve". 

Britania gjithashtu po paguan 4 milionë paund të tjera në vit për kthimin e të burgosurve në Shqipëri, përfshirë 17 persona të dënuar me burgim të përjetshëm. Midis të identifikuarve që do të kthehen në atdhe është edhe Koci Selamaj, 36 vjeç, vrasësi i mësueses 28-vjeçare Sabina Nessa. Ai u dënua me 36 vite burg për vrasjen e kryer në një park në juglindje të Londrës. Ai ka vuajtur deri më tani vetëm dy vite të dënimit, çka do të thotë që Britania e Madhe do ta paguajë Shqipërinë 400,000 paund për 34 vitet e mbetura të burgut. 
 
Ministria e Drejtësisë tha se marrëveshja do të kursente paratë e taksapaguesve britanike. Kjo pasi mesatarisht Londrës i kushton 40,000 paund në vit për të strehuar një të burgosur në Angli dhe Uells. Kostoja vetëm për Selamajn do të shkonte në 1,9 milionë paund, nëse marrëveshja nuk do të ishte nënshkruar. 

Detaje të reja nga kontratat e qeverisë, të publikuara këtë muaj,tregojnë se 500,000 paund janë shpenzuar për 15 automjete elektrike, ndërsa 22 mikrobusë të rinj do t'i ofrohen shërbimit të burgjeve të Shqipërisë, me një kosto prej më shumë se 1 milion paund.

Qeveria e konsideroi ofrimin e mjeteve elektrike si “pjesë e lëvizjes drejt emetimeve 'net zero' dhe është pjesë e një nisme më të gjerë gjelbërimi”. Pasi shpalli marrëveshjen në maj, Alex Chalk, Sekretari i Drejtësisë, tha se "publiku pret që kriminelët e huaj duhet të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit, jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesve".

Ai premtoi se marrëveshja "do të përshpejtojë largimin e shkelësve dhe do t'u japë viktimave besimin se kriminelët e rëndë do të vazhdojnë të përballen me drejtësinë dhe të kalojnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pas hekurave".