BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Aktualitet

Apeli shpall të ligjshme sekuestrimin e pajisjeve elektronike, reagon me tone të ashpra 'Reporterët pa Kufij': Të keqardhur nga vendimi i Gjykatës së Lartë, u minuan burimet

Apeli shpall të ligjshme sekuestrimin e pajisjeve elektronike, reagon me

“Reporterët pa Kufij”, një nga organizatat më prestigjioze të njohura në botë për reagimin e shpejtë në mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së tyre, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila në 20 shkurt legjitimoi sekuestrimin e mjeteve të punës dhe sendet personale të gazetarit, Elton Qyno.

“Reporterët pa Kufij” shprehin keqardhje për vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë në Shqipëri, duke minuar rëndë parimin e konfidencialitetit të burimeve dhe lirisë së gazetarit profesionist në Shqipëri.

Në reagimin e tyre përmes platformës "X", organizata prestigjioze “Reporterët pa Kufij” shprehet si më poshtë vijon:

“...RSF shpreh keqardhje për vendimin e 20 shkurtit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, i cili potencialisht minon parimin e konfidencialitetit të burimeve, një gur themeli i lirisë së shtypit. Gjykata la në fuqi vendimin e gjykatës së apelit duke e shpallur të ligjshme sekuestrimin e pajisjeve të Elton Qynos...”.

Ende Gjykata e Lartë nuk ka zbardhur vendimin e argumentuar për rastin në fjalë, por juristët e kontraktuar nga gazetari Qyno, pritet ti drejtohen në ditët në vijim me ankim të posaçëm Gjykatës Kushtetuese.

Precedenti i krijuar me praktikën ligjore të miratuar tashmë dhe nga Gjykata e Lartë, minon çdo gazetar në Shqipëri, që guxon të flasë apo të shkruajë diçka më shumë përtej formatit zyrtar të servirur përmes njoftimeve të shtypit apo diçka tjetër.

Përmes këtij vendimi u kontaminua liria e shprehjes, u kontaminua siguria e gazetarëve profesionist, për të raportuar mbi ngjarjet e forta kriminale dhe çdo gjë që ka interes të përgjithshëm publik.

Vendimi i Gjykatës së Lartë, përligji dhe tregoi standardin e dyfishtë që kjo gjykatë mbajti me rastin “Qyno” në vitin 2024 dhe rastin “Lapsi.al” në vitin 2021.

Në rastin “Lapsi.al”, Gjykata e Lartë, (ku 3 gjyqtarë që gjykuan këtë çështje gjykuan dhe Elton Qynon), krijuan në dhjetor 2021 një vendim njehsues që mbronte gazetarët profesionist dhe burimet e tyre të informacionit nga sulmet e tilla shtetërore.

Të njëjtët gjyqtarë që realizuan këtë mbrojtje për gazetarët profesionist, vendosën 4 ditë më parë me rastin "Qyno", të prishin çdo gjë që ndërtuan dy vite më parë, duke krijuar dhe legjitimuar një praktikë të rëndë ligjore, që cënon çdo gazetar në Shqipëri dhe burimet e tyre të informacionit.

Zotërinj gjyqtarë dhe prokurorë, Gazetaria dhe raportimi i saktë, nuk është krim.