Në orët e vona të kësaj të marte, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të zbres në Aeroportin e Rinasit.
Ai do të marrë pjesë në punimet e Samitit i organizuar për Ukrainën.Për të pritur presidentin Zelensky janë marrë të gjitha masat e sigurisë.
Gazetari Ervin Leka raporton se një trupë e policisë ka mbërritur në Rinas, ndërsa do të bëjë shoqërimin e tij më pas drejt Tiranës.