BREAKING NEWS

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me Italinë, Rama ka telefonuar drejtorin e RAI 3”/ Prestigjiozja italiane zbardh prapaskenat e bujshme: Si u tërbua kryeministri shqiptar gjatë bisedës në telefon

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me
x
BREAKING NEWS

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan miraton ligjin e “hekurt” që do të shkaktojë “tërmet” në Shqipëri, si do të “gjunjëzohen” nga drejtësia të gjithë personat “non-grata” dhe politikanët e zyrtarët e përfshirë në afera korruptive, fute...

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan
x
BREAKING NEWS

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK të çrrënjosë korrupsionin në Shqipëri, ambasadori i BE takon krerët e drejtësisë dhe merr në mbrojtje Altin Dumanin pas sulmeve të Ilir Metës e Sali Berishës

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK
x
BREAKING NEWS

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me Moskën pyetet për afro katër orë në SPAK, a e ka fundosur Ralf Gjoni para prokurorëve çiftin më të akuzuar për korrupsion, ja akuzat dhe sulmet fizike ndaj tij nga ish-LSI

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me
x
BREAKING NEWS

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe Metës ndaj Altin Dumanit, ish-presidenti po bën përpëlitjet e tij të fundit, ka nevojë urgjente për një konsultë me një psikiatër

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe
x
BREAKING NEWS

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si media ekstreme e majtë italiane u kthye në zëdhënëse të akuzave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si
x
BREAKING NEWS

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë së Lirisë dhe ia bën të qartë se dy njerëz të një familjeje s’mund të qëndrojnë në parti, ja mesazhet e koduara

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x

Rajoni

“Tajvani është Kinë”- Vuçiç mbështet pretendimet e Pekinit, analistët për VOA: Tërheq një paralele me Kosovën

“Tajvani është Kinë”- Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u shprehu mbështetje të vendosur pretendimeve të Kinës mbi Tajvanin dhe u angazhua për forcimin e lidhjeve me Pekinin, ndërsa synon integrimin në Bashkimin Evropian, i cili ka një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës për shkak të mospajtimeve mbi tregtinë dhe agresionin rus në Ukrainë.

“Tajvani është Kinë dhe varet nga ju se çfarë, kur, si do ta bëni, pikë”, tha presidenti serb Vuçiç për televizionin CGTN me seli në Pekin. “Ai është territori juaj, është populli juaj dhe ju jeni një komb sovran. I merrni vendimet vet dhe gjithmonë do të keni mbështetjen e Serbisë”.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe nuk ka hequr dorë nga mundësia e përdorimit të forcës për ta vendosur ishullin nën kontrollin e Pekinit.

Analistë evropianë e shohin deklaratën e presidentit serb si një kërkesë mbështetjeje nga Kina për pretendimin e Serbisë ndaj Kosovës.

“Sigurisht, kjo është pjesë e ekuacionit”, i tha Zërit të Amerikës analisti politik Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Politikave të Demokratizimit me seli në Berlin. “Për sa kohë që Vuçiçi ka liri veprimi rreth Kosovës, për shkak se perëndimi nuk është i vendosur për një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë njohjen formale të Kosovës, Vuçiçi do të vazhdojë të përdorë marrëdhëniet e tij me Pekinin dhe Moskën për të ruajtur hapësirën e manovrimit”, shtoi ai.

Analisti Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit në Austri, i tha Zërit të Amerikës se deklarimi i presidentit Vuçiç, nuk paraqet befasi dhe se qëndrimi ndaj Tajvanit ka kuptim për disa arsye.

“Së pari, ai tërheq në mënyrë të qartë një paralele ndërmjet Kosovës dhe Tajvanit. Nëse Kina pretendon Tajvanin, po ashtu edhe Serbia pretendon Kosovën dhe është e drejta e Serbisë ta rimarrë atë. Natyrisht, ka dallime të rëndësishme, por është e qartë se Vuçiçi kishte në mendje Kosovën kur e bëri deklaratën”, tha zoti Bieber duke nënvizuar se ai mbështetet në Kinën për përkrahjen e Serbisë rreth Kosovës.

“Rusia e ka të drejtën e vetos, por përndryshe është një aleate e dobët në shkallë globale dhe e dyta, më pak parimore. Në fund të fundit, (Vladimir) Putini, la të kuptohet se Kosova mund të ishte një mjet pazaresh dhe ai do ta njihte nëse perëndimi do të njihte pretendimet ruse ndaj territoreve të okupuara ukrainase dhe gjeorgjiane”, tha analisti Bieber sipas të cilit arsyeja e tretë është se qeveria serbe dhe presidenti Vuçiç, “kanë qenë të kujdesshëm për të miratuar dhe mbështetur objektivat kryesore të politikës kineze në mënyrë që të marrin mbështetje në aspektin e investimeve ekonomike”.

Presidenti serb paralajmëroi vizitën e udhëheqësit kinez Xi Jinping më vonë gjatë këtij viti në Serbi, por pa dhënë ndonjë datë të caktuar. Vizita do të pasojë marrëveshjen për tregti të lirë që palët nënshkruan në tetor të vitit të kaluar gatë vizitës së presidentit Vuçiç në Kinë në kuadër të forumin e tretë “Një Brez një Rrugë”. Gjatë intervistës me CGTN presidenti serb hodhi poshtë vlerësimet rreth “kurthit të borxheve”, që kanë përcjellë investimet kineze në Ballkanin Perëndimor.

Deklarimet e tij bëhen vetëm pak ditë para takimit të radhës mbi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet të enjten në Tiranë. Plani i hartuar nga Komisioni Evropian përfshinë një paketë me 6 miliardë euro investime, 4 nga të cilat në formë kredie të volitshme për gjatë vendet që aspirojnë integrimin. Presidentja e Komisioni Ursula Von der Leyen, ka deklaruar se nëse zbatohet, plani ka mundësitë që të dyfishojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor brenda një dekade.

Bashkimi Evropian është mbështetësi kryesor financiar i vendeve të Ballkanit Perëndimor. përfshirë Serbinë e cila në dhjetë vjet ka përfituar 4 miliardë euro pa kthim dhe 7 miliardë në kredi të “buta”.

Gjatë punimeve të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës muajin e kaluar, presidenti serb Vuçiç tha se nuk mund të heq dorë nga investimet e drejtpërdrejta kineze që arrijnë në rreth 30 për qind, por as nga ato evropiane që arrijnë në rreth 65 për qind.

Analisti Bodo Weber thotë se presidenti Vuçiç për shumë vite tani pretendon se dëshiron që Serbia të anëtarësohet në BE, por në fakt gjithçka që ai dëshiron, është “të qëndrojë në pushtet”.

“Orientimi” gjeopolitik që i shërben këtij qëllimi është politika e tij për t’u ulur në dy karrige, për të balancuar mes Perëndimit dhe Lindjes, për të qëndruar në lojë si me BE-në, ashtu edhe me SHBA-në në krah, dhe Kinën e Rusinë nga ana tjetër. Mendoj se intervista, fjalët e tij të forta për Tajvanin, duhet të shihen gjithashtu në kontekstin e problemeve aktuale të brendshme të regjimit të Vuçiçit, lidhur me zgjedhjet 17 dhjetorit, dhe trysninë politike nën të cilën aiu gjen veten nga BE-ja, veçanërisht nga Parlamenti Evropian që kërkon një hetim ndërkombëtar”, i tha Zërit të Amerikës, analisti politik, Bodo Weber./VOA

Më të lexuarat