Më 23 tetor të këtij viti, Ardi Veliu dha dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Mirëpo, deri më tani nuk ka ende një emër se kush mund ta zëvendësojë.
I pyeturnë një studio televizvie lidhur me drejtuesin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço zbuloi se “Ka një emër që ka qarkulluar këto ditë. Kushti i vetëm që është vendosur nga kryeministri është që nuk duhet të vijë nga radhët e policisë. Bëhet fjalë për Florian Sulejmanin”.
Kujtojmë që Florian Sulejmani është aktualisht drejtor i vetting-ut në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).