
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Artan Hoxha zbardh prapaskenat e forta: Agron Neza i ka dhënë informacione FBI për rastin e Nik Muzin

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2023

Gazetari Artan Hoxha thotë se Agron Neza, shqiptaro-amerikani që përmendet në dosjen e drejtësisë amerikane ku akuzohet ish-zyrtari i FBI Charles McGonigal, ka shërbyer si person që informonte FBI-në për çështje të ndryshme.
I ftuar në emisionin Opinion, Hoxha u shpreh se Agron Neza është personazh i njohur në Shqipëri.
“Ka dhënë informacion në lidhje me çështjet që i interesonin FBI-së, çështjet e rëndësishme. Edhe në këtë rast një nga episodet është pikërisht, ai ka çuar informacion në FBI”, është shprehur gazetari. AI ka theksuar rasti për të cilin ka dhënë informacion Neza është ajo e dosjes së Nik Muzin.
Blendi Fevziu: Është e vërtetë që ai prezantonte veten si një person që punonte në FBI?
Artan Hoxha: Vitin e parë apo dy vitet e para vërtetë dhe unë kam menduar, sepse prezantimi ky ishte. Ky është një punonjës që ka punuar me FBI. Në fakt ai ka shërbyer si burim informacioni në disa çështje.
Blendi Fevziu: Për FBI?
Artan Hoxha: Për FBI.
Blendi Fevziu: Ç’domethënë burim informacioni?
Artan Hoxha: Ka dhënë informacion në lidhje me çështjet që i interesonin FBI-së, çështjet e rëndësishme. Edhe në këtë rast një nga episodet është pikërisht, ai ka çuar informacion në FBI.
Blendi Fevziu: Ka çuar informacion për çështjen konkrete?
Artan Hoxha: Për çështjen Muzin, informacioni ka shkuar në këtë formë, ka ardhur nëpërmjet atij. Çështja pastaj në SHBA është nisur nëpërmjet kësaj rruge. Mënyra se si ai e ka marrë informacionin në Shqipëri, kjo është pjesa që ha diskutim. Por ai është një personazh i cili nuk është i panjohur në Shqipëri, përkundrazi, ka qenë i interesuar për disa çështje shumë specifike.
Më të lexuarat


Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Dështon atentati në Lezhë! Zbardhen detaje të reja, qëllohet me breshëri makina në ecje, manovron dhe u shpëton plumbave duke...

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Dosja e inceneratorit të Fierit në hetim, juristja zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Mund të ketë bashkëpunim me drejtësinë

“Është rritur konsumi”/ Eksperti Ervin Karamuço ngre alarmin: Përdorues droge doli edhe shoferi i...

Plas grushti me policin, e pëson keq 47-vjeçari

“Shkakton ankth e halucinacione”/ Eksperti Karamuço tregon lëndën narkotike që po përdoret masivisht dhe bën paralajmërimin e fortë

Zbardhen detaje të reja nga rrëfimi i Nuredin Dumanit: Fati Koçi ka shitur Arjan Spahinë tek kundërshtarët. SPAK letërporosi në Belgjikë për zbulimin e spiunit

Kthehet ora pranverore, në natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat lëvizin 60 minuta para

Aksident i rëndë/ Motorri përplas vajzën 5-vjeçare, dalin detajet e para
