BREAKING NEWS

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se
x
BREAKING NEWS

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...",
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri
x
BREAKING NEWS

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas
x
BREAKING NEWS

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare
x
BREAKING NEWS

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh
x
BREAKING NEWS

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të
x
BREAKING NEWS

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe
x

Aktualitet

Britania e Madhe nuk heq dorë, ish-ministri bën kërkesën urgjente për shqiptarët, detajet e fundit

Britania e Madhe nuk heq dorë, ish-ministri bën kërkesën

Letra e hartuar nga ish-ministri i Brex-it, Davis Davis, kërkon që ata emigrantë që mbërrijnë në Britani nga vendet e sigurta si Shqipëria të riatdhesohen sa më shpejt.

Sipas mbi 50 deputetëve, një ndryshim i ligjit do të mundësonte lehtësimin e situatës me emigracionin ilegal. Një zëdhënës i “Home Office”, Ministrisë së Brendshme dhe Emigracionit thotë se ministrja Suela Braverman “po punon ditë e natë për ta zgjidhur këtë çështje, përmes hartimit të legjislacionit që do të frenonte kalimet ilegale përmes La Manshit”, njofton media vendase.

Në letrën drejtuar Rishi Sunak, deputetët e cilësojnë këtë si “nyjen gordiane e cila duhet këputur”.

Sipas deputetit Davis, ish-Ministër i Brexit, autoritetet e azilit nuk e interpretojnë ligjin në mënyrë korrekte. Por Home Office thotë se “ne po përshpejtojmë rikthimin e individëve përmes marrëveshjeve të veçanta bilaterale  me partnerët tanë si Shqipëria, duke e konsideruar këtë si një nga prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme”.

Nga 504 mijë vetë që përbënin emigracionin në vitin e kaluar ne Britani, pa përfshirë kalimet me gomone të mbi 40 mijë personave, shqiptarët ishin vetëm afro 13 mijë syresh. Kryeministi Edi Rama kërkoi ndjesë nga autoritetet britanike pas komenteve kundër shqiptarëve, të bëra sidomos nga ministrja e Brendshme Suela Brverman, por ndjesa nuk ka ardhur dhe nuk pritet nga britanikët.

Konservatorët në pushtet në Britani i kanë punët mjaft keq me sondazhet e opinionit publik dhe ndodhen përpara një humbjeje spektakolare, sipas sondazheve në zgjedhjet e ardhshme, qoftë edhe për dështimet në çështjet e emigracionit. Nuk dihet ende nëse autoritetet shqiptare do të vazhdojnë si deri më sot të pranojnë rikthimin e shqiptarëve nga Britania me avionë charter në Tiranë, pas këtij ngërçi në marrëdhëniet dypalëshe. Historikisht të gjitha qeveritë shqiptare kanë bashkëpunuar ngushtë me autoritetet britanike të ligjzbatimit në 30 vitet e fundit për rikthimin e shqiptarëve nga Britania kur kanë qenë pjesë e krimit të organzuara apo kur janë klasifikuar të paligjshëm në Britani.