Këto janë pamjet që vijnë nga aksidenti i ndodhur në Tiranë, ku urbani i linjës së Krrabës u përmbys në mes të rrugës.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga e për pasojë autobusi është batuar në rrugë.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre pasagjerë të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i autobusit i është nënshtruar testit të alkoolit dhe nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.