“Krimi dhe politika – Maja e aisbergut” ishte tema në një emision televiziv.
Eksperti kriminalist Ervin Karamuço, që në fillim të emisionit u shpreh se operacioni i fundit i SPAK është dekonspiruar, përkundër deklaratave të policisë e cila i ka hedhur poshtë akuzat. “Mos të fshihemi prapa gishtit se. …Vetë policia e ka pranuar se kanë ikur 13 veta nga Shqipëria” tha ai. “Edhe SPAKU e di” shtoi eksperti. “Disa prej të kërkuarve janë parë para dyqaneve Vodafone duke mbushur telefonat me roaming dhe janë zhdukur” tha zoti Karamuço. Sipas tij personat në kërkim në zonat e tyre kanë rojet dhe kamerat e tyre të kontrollit. “Një prej të kërkuarve është larguar me tuta e shapka nga shtëpia” tha ai.
Sipas zotit Karamuço konkluzioni është se policia dekonspiron operacionet në mënyrë sistematike. Ai tha se në këtë çështje janë implikuar edhe politikanë të ndryshëm.