BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi Ramës dhe Sali Berishës, ja pse pjesë e pazarit për marrjen e vulës së PD ishte edhe Belinda Balluku

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi
x
BREAKING NEWS

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si KLSH zbardhi abuzimet e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ja detajet nga raporti

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si
x
BREAKING NEWS

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e drejtësisë, SPAK nis hetimet për Ogerta Manastirliun për vjedhjen e fondeve të pandemisë, ja çfarë përmban dosja

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe të skeduar për drogë e pastrim parash, i përfshirë në afera me Fazlliç dhe shfrytëzim pushteti për të pasuruar fëmijët e tij, “non-grata” nuk i hiqet, Londra vulos fatin e kreut ...

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe, mediat e huaja e akuzojnë si të korruptuar dhe i përmendin dosjen që po heton SPAK se ka favorizuar dhëndrin kur ishte kryeministër, reagojnë dhe socialistët

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe,
x
BREAKING NEWS

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u zbërthye para prokurorëve të SPAK dhe denoncoi aferat e Ahmetajt, nga takimet me “bosët” e inceneratorëve, te udhëtimet në Gjermani dhe fjetja në hotel me 5 yje, zbardhen detaje nga dosja...

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u
x

Aktualitet

“Dokumentet kishin kodet e sigurisë dhe mund të kalonin çdo kontroll policor”/ Drogë dhe sende të paligjshme drejt Anglisë, arrestohet IT-ja i Gjykatës së Korçës, ja si ra në kurthin e policisë

“Dokumentet kishin kodet e sigurisë dhe mund të kalonin

IT-ja në Gjykatën e Korçës është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës pasi akuzohet për se falsifikonte dokumente me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme.

Mësohet se shtetasi me iniciale ZH. L., kishte hapur një kancelari, e cila sipas organit hetues, shërbente si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

Ai prodhonte dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor.

Në përfundim të hetimeve rezulton se IT është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.

Sipas Prokurorisë, shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.

Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë.

Ndaj IT-së janë ngritur akuzat për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Prokuroria e Tiranës godet bazën e prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme, një i arrestuar

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për shtetasin Zh.L., IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Juriksionit të Përgjithshëm Korçë, nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga nenet 186, 143 dhe 298 i K.Penal.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.617 viti 2024, rezultoi se shtetasi Zh.L., me aftësi të mira kompjuterike ka hapur subjektin e tij kancelarik i cili dyshohet se shërben si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

Pas kryerjes së veprimeve proaktive hetimore, vëzhgimeve, përgjimeve si dhe blerjeve të simuluara, u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e specialistëve, rezulton se shtetasi Zh.L. është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, u morën informacione në rrugë operative se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.

Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë.