BREAKING NEWS

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të tjerë shpenzuan 200 milionë euro për t’u kuruar, mjeku Erion Dasho zbardh prapaskenat e forta nga pandemia dhe ngre alarmin për korrupsionin që ka mbërthyer sistemin shëndetësor në vend

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të
x
BREAKING NEWS

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën strehuesit të Sali Berishës, kryeministri konfirmon lidhjet me “non gratën” nëpërmjet Bashkim Ulajt dhe pranon konfliktin e interesit që i ka dhënë koncesione

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën
x
BREAKING NEWS

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas modelit kroat, ja si OLAF shkaktoi “tërmet” në Zagreb dhe si përfunduan në pranga zyrtarët që abuzuan me fondet e BE

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për aferën e “Gërdecit”, si e raportoi Ambasada e SHBA tragjedinë, zbardhet kabllogrami amerikan që fundos Shkëlzen Berishën

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për
x
BREAKING NEWS

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të Berishës, Shkëlzenit, Ilir Beqajt, Frida Krifcës, Belinda Ballukut e Mirela Kumbaros dhe nxjerr zbuluar skandalin e Ramës me deklaratën që KFOR të marrë nën patronazh veriun e Kosovës

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të
x
BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x

Aktualitet

"Duhet të futesha në sallën e lindjes, por ika në punë"/ Iris Luarasi tregon momentet e vështira: Moj jam mirë unë?! Çfarë kam bërë

"Duhet të futesha në sallën e lindjes, por ika në

Jemi mësuar ta shohim shpeshherë nëpër panele televizive për të diskutuar rreth temave aktuale si politika, roli i gruas në shoqëri apo zhvillimet në arsimin e lartë, mirëpo ditën e djeshme Iris Luarasi na zbuloi një anë ndryshe të sajën.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo ka ndarë për publikun momentet më të vështira dhe të bukura të jetës së saj.

Ndër ngjarjet më të bukura pa dyshim janë dy momentet kur është bërë nënë.

Ajo ka treguar se në lindjen e parë ngaqë nuk ishte shumë e informuar, nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi dhe kishte hyrë në muajin e 10 dhe fëmija duhet të lindte nga momenti në moment. Doktoresha e kishte paralajmëruar se duhet të futej në operacion, por Irisi nuk kishte pranuar sepse i duhej të shkonte në punë.

“Ngjarjet më të rëndësishme janë lindjet e fëmijëve. Kur lindi Noah, i pari, unë punoja në Kryeministri dhe nuk e harroj, domethënë aty e kupton se sa të lumtur janë njerëzit injorantë. Kur ti nuk ke asnjë lloj ideje që se çfarë ndodh me ty në momentin që je shtatzënë dhe mund të rrezikosh disa gjëra, pa i kuptuar, vjen fiks nga injoranca. Ti kupton dhe thua “Moj jam mirë unë?! Çfarë kam bërë”. Unë kisha hyrë në muajin e 10 me Noah.

Rudina Magjistari: Në muajin e 10 domethënë prisje të lindje nga orë në orë.

“Po. Dhe shkoj takoj mjeken e cila është edhe mikesha ime, Rubenën, e cila më thotë që më kishin ikur ujërat dhe duhet të futesha në sallë. Dhe unë i themL ‘Jo nuk futem dot se duhet të shkoj në punë’. Më vonë kur e ke beben në krahë, thua: ‘O zot sa budallaqe, po si mund të jesh kaq e trashë’. Mbaj mend që sytë e Benës “u shqyen”, sikur thoshte: ‘S’mbush mirë’. Unë i thashë: “Ndryshon struktura dhe duhet të mbroj njerëzit në sektorin tim, se po u ndryshua këta njerëz ngelën pa punë e nuk e kthej dot më këtë proces”. E pashë që ajo më vuri kryq të madh.”-përfundoi ajo.